Për 15 funte vizitorët e kopshtit zoologjik në Britani, mund të luajnë lojën me litar me luanë dhe tigra (Video)

E publikuar: 21/02/2019 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kopsht zoologjik Dartmoor në Plimut të Britanisë së Madhe ka hasur në kritika të ashpra, për shkak të një vendimi të marrë që u mundëson vizitorëve të “argëtohen” me kafshët.

Të gjithë ata që paguajnë 15 funte mund të “garojnë” me luanë apo tigra. Më saktësisht bëhet fjalë për një lojë, ku nga njëra anë janë vizitorët që tërheqin litarin e nga ana tjetër janë kafshët e egra siç janë luanët apo tigrat, transmeton Telegrafi.

Loja fillon në momentin kur kafsha kafshon litarin dhe fillon ta tërheq, e natyrisht se në ato momente fillojnë edhe vizitorët ta tërheqin litarin në anën e tyre me qëllim që të matin forcat se kush është më i fuqishmi.

Organizatat që merren me mbrojtjen e kafshëve e kanë quajtur skandaloz veprimin e menaxhmentit të kopshtit zoologjik, kurse pronari i kopshtit zoologjik Benjamin Mi, është munduar të arsyetoj veprimin me pretendimin se kjo “lojë” është e mirë për macet e mëdha. /Telegrafi/