Pep Guardiola i lumtur me kreun e tabelës: Kurrë nuk duhet të dorëzohesh

E publikuar: 07/02/2019 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka lavdëruar lojtarët pas fitores së tyre 2-0 në Everton.

Rezultati e dërgoi Cityn në krye të renditjes tabelore përpara Liverpoolit në saje të diferencës së golave.

Festa e golit nga Aymeric Laporte (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Spanjolli Aymeric Laporte dhe braziliani, Gabriel Jesus ishin realizatorët e dy golave të mysafirëve.

“Goodison Park, 0-2, duhet të jemi të lumtur, kemi pasur probleme në pjesën e dytë, por ishte një lojë e mirë.

“Ne nuk jemi skuadra më e fortë në botë, prandaj nuk presim që të shënojmë nga pjesëzat e vogla të lojës, por Mikel Arteta po punon shumë për to. Shumë vendime mund të jenë më të mira, por kjo është detyra ime për t’i analizuar ato”.

“Gabriel Jesus ka shënuar nëntë gola në një kohë të shkurtër dhe Sergio ka realizuar tre në fundjavë, është e rëndësishme që të kemi dy sulmues të mirë. Nuk e di se sa larg do të arrijmë, ndoshta do të ndalemi në rrugë, por ne po përpiqemi. Ne kemi luajtur një ndeshje më shumë se Liverpooli”.

“Nuk mendoj shumë për këtë, por katër apo pesë ditë më parë mund të kemi qenë shtatë pikë prapa, është një mësim që kurrë të mos dorëzohemi. Ne kemi një test të vështirë të dielën kundër Chelseat”, tha spanjolli. /Telegrafi/