Pentagoni: Akuzat turke janë absurde

E publikuar: 30/07/2016 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pengatoni i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ushtria e Shteteve të Bashkuara, është e involvuar në të dhe se në çfarëdo mënyrë e ka mbështetur puçin aktual të dështuar në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe një komandant të lartë ushtarak, i cili kishte shprehur sheqëtsim se grushtshteti mund të ketë ndikim afatgjatë në raportet e Shteteve të Bashkuara me ushtrinë e Turqisë.

Erdogani tha se Uashingtoni po e merr anën e puçistëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur puçin është absurd.

Ai theksoi se sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, ka marrë siguri nga pala turke se lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik nuk do të pengohet.

Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore, bëjnë fluturime vëzhguese dhe misione të tjera nga baza ushtarake turke, Incirlik.