Pensionohet gazetari që kishte raportuar live hyrjen e britanikëve në Kosovë (Video)

E publikuar: 21/10/2016 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jeremy Thompson, ka prezantuar programin e tij të fundit në Sky News.

Thompson është gazetari që kishte raportuar drejtpërdrejtë hyrjen e britanikëve në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Ai do të pensionohet në fund të këtij viti, duke mbuluar kështu personalisht zgjedhjet e gjashta në SHBA.

“Jeremy Thompson është mjeshtër i zejes së tij. Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme, që rrallë mund të arrihet nga gazetarët. Kam mësuar shumë prej tij, se si arrinte të dilte mirë nga situatat më të ndjeshme, kishte instinkt në atë se çfarë ishte një storie e rëndësishme”, ka thënë Kreu i Sky News, John Ryley.