Pensionisti pyetet nëse ka frikë nga gripi, përgjigja e tij bëhet hit në internet (Video)

E publikuar: 21/01/2019 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, kishte kërkuar nga qytetarët që të shmangin ambientet e mbyllura, sidomos pensionistët në mënyrë që të shmangin virusin e gripit, komentet e një pensionisti në rrugët e Zagrebit kanë bërë xhiro në internet.

Në fakt, siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, pensionisti ishte pyetur njerëzit nëse frikësohen nga gripi, dhe një pensionist në një shesh të Zagrebit është bërë hit në internet.

“Nuk ekziston gripi,… 82 vjeç, kurrë i sëmurë, kurrë nuk kam vizituar mjekun. Këtë mbajeni mend të gjithë. Është për turp, pensionistët kanë shkatërruar shëndetin – jo më dhemb krahu, jo më dhemb këmba…”, ka thënë pensionisti.

si rezultat pensionisti është quajtur “legjenda e internetit”, dhe videoja me komentet e tij janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/