Pensionistët së shpejti mund t’i tërheqin pensionet përmes kartelave bankare

E publikuar: 18/06/2020 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për t’iu shmangur radhëve të gjata para sporteleve të bankave në kohë pandemie, pensionistëve pritet të ju mundësohet tërheqja e pensioneve përmes kartelave bankare.

Kështu është premtuar sot gjatë një takimi që ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pasur me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, transmeton Zeri.info.

Sipas një komunikate nga MPMS-së, thuhet se Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij, që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Kosovë, t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.

“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica gjatë këtij takimi. /Zëri