Pengohet Thaçi në Tiranë, derisa po bënte nderime para shtatores së Adem Jasharit

E publikuar: 04/10/2016 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë penguar para pak qaste nga një grup personash derisa po bënin nderim para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë.

“Ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë përpjekur ta prishin një grup i vogël të rinjsh që supozohet që ishin përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Mësohet se katër apo pesë studentë me fishkëllima kanë provuar të zhvendosin vëmendjen nga nderimet para memorialit”, kanë thënë burimet e Indeksonline në Tiranë.