Pendohet Zafir Berisha (Foto)

E publikuar: 02/07/2015 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka mohuar se ka pasur për qëllim t’i ofendojë gazetarët në një postim të tij që ka bërë sot gjatë ditës.
Ai ka thënë se shkrimi i tij ka pasur për qëllim t’u tërheq vërejtjen personave të apostrofuar në tekst që, sipas tij, për interesa të tyre personale tentojnë të njollosin luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur për qëllim qe të ofendojë gazetarët. Unë e vlerësoj lartë punën e tyre në misionin e tyre për të informuar qytetarët sakte dhe drejtë”, ka shkruar Berisha.