Pendimi i një xhihadisti që shkoi në Afganistan (Video)

E publikuar: 24/11/2015 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Gabimi më i madh në jetën time ishte të shkoja në Afganistan, pak para sulmeve të 11 shtatorit dhe të përfundoja në një kamp trajnimi të Osama Bin Ladenit”.
Kështu është deklaruar për KTV-në ish i burgosuri i Guantanamos, Murad Benqellali, në një intervistë ekskluzive të realizuar në Strasbourg të Francës, transmeton Koha.net.

Historia e jashtëzakonshme e 34-vjeçari francez me origjinë algjeriane ka tërhequr vëmendjen e mbi 1500 pjesëmarrësve të Forumit Botëror të Demokracisë, që sivjet, për herë të katërt, u organizua nga Këshilli i Evropës në Strasbourg të Francës.

Ai thotë të mos ketë qenë i dhënë pas fesë, ndërsa vendimi për të shkuar në Afganistan ishte një gabim i madh, i nxitur nga vëllai më i madh.

Ajo që i ka ndodhur më pas, Benchellali e ka përshkruar në librin e sapobotuar në frëngjisht me titullin “Rruga drejt Ferrit”, periudhë kjo e përshkruar me burgosje të disahershme, përfshirë edhe dy vjet e gjysmë të kaluara si i burgosur në Guantanamo.