Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president

22.04.2019 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president

Dallimi i ngushtë i votave në zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut, prej më pak se një për qind, përkatësisht vetëm 4 mijë e 500 vota në mes dy kandidatëve që janë futur në balotazh, Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska Davkovës, i ka shtyrë ata që në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultateve, të futen në gjah për votat e shqiptarëve që votuan për kandidatin Blerim Reka, vota këto të cilat do të jenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 5 maj, ku do të përballen dy kandidatët që janë klasifikuar të parët në zgjedhje, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Por, për tu zgjedhur njëri nga dy kandidatët president i Maqedonisë së Veriut, duhet të plotësohet kushti për daljen në zgjedhje të paktën 40 për qind e trupit elektoral, e që pa daljen e shqiptarëve në zgjedhje, kjo gjë vështirë është e realizueshme.

Kjo është dhe arsyeja kryesore që garuesit i shtynë të motivojnë shqiptarët të dalin në zgjedhje.

Ndërkohë që liderët e dy partive shqiptare që mbështetën kandidatin e pavarur Blerim Rekën për president të shtetit, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Billall Kasami nga Lëvizja Besa, kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë të bëhen pazare me 80 mijë votat e shqiptarëve.

“Qëndrimi jonë si alencë për shqiptarët është është po i njëti ai që e tha edhe profesor Blerim Reka, ne jemi kundër “aksham pazareve të cilat janë bërë formë dhe mënyrë e bërjes politikë në Maqedoninë e Veriut dhe ky është motivi kryesor që po largohen qytetarët nga vendi”, ka theksuar Sela.

“Votuesi shqiptar votoi për konceptin e Republikës që promovoi profesor Blerim Reka, votuesi shqiptar votoi për dëshpërimin që kanë bartur partitë që janë pjesë e qeverisë dhe në asnjë moment nuk përfaqësojnë shqiptarët aty, dhe në asnjë moment nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve, por mbrojnë kriminelët në mesin e tyre”.

“Ne si parti përkrahim fuqishëm qëndrimin e profesor Blerim Rekës, se nuk do të këtë tregti me këto vota në raundin e dytë“, tha Billall Kasami.

Por, lideri i Social-demokratëve, Zoran Zaev, i cili është dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut, tha se në raundin e dytë pret që votat e Rekës të shkojnë për Stevo Pendarovskin “i cili ka koncept progresiv dhe jo për kandidaten e opozitës maqedonase Gordana Siljanovskës e cila e ndan popullin”.

“Pres edhe qytetarët të cilët votuan për zotin Blerim Reka, më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë drejt rrugës e cila çon përpara, pasi edhe ata e dinë se rruga prapa sjellë dëme për të gjithë, madje edhe për ata”, ka theksuar Zoran Zaev lider i Social-demokratëve, njëherësh dhe kryeministër i vendit, duke shtuar se “këto janë zgjedhje të rëndësishme pasi përcaktojnë se me çfarë shpejtësie do të vazhdojmë të shkojmë përpara dhe njëherësh sa shpejtë qytetarët e vendit do të fillojmë të jetojmë në mënyrë evropiane”.

Përderisa, kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljaniovska-Davkova, ka theksuar se nëse mblidhen edhe votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka, do të shihet se kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski i cili është përkrahur nga partitë që përbëjnë qeverinë, ka pësuar humbje të thellë në dallim prej më shumë se 70.00 votave.

Gordana Silajanovska-Davkova është shprehur e bindur se koncepti i saj dhe ai i zotit Reka kanë pasur një bosht të përbashkët, atë të sundimit të drejtësisë dhe shtetit ligjor.

“E di se beteja tek sa ka filluar. Por, nëse ne arritëm të sigurojmë një numër të këtillë të votave dhe nëse këtu shtojmë dhe votat e zotit Blerim Reka si kandidat i pavarur i cili u mbështet nga dy parti shqiptare në opozitë, porosia është shumë e qartë. Që të dy ne folëm për sundimin e drejtësisë për shtet të së drejtës, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe kriminalitetit”, ka theksuar Siljanovska.

Video: Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Ndryshe, sipas rezultateve të publikuara në web faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në bazë të 99.95% të votave të numëruara, kryeson kandidati i mbështetur nga partitë politike në pushtet Stevo Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi në Uashington, fton think-tanket të bëhen pjesë e momentumit për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Thaçi në Uashington, fton think-tanket të bëhen pjesë e momentumit për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Nuk ka coronavirus në Kosovë, tri rastet e fundit dalin negative

Nuk ka coronavirus në Kosovë, tri rastet e fundit dalin negative

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Mijëra qytetarë në vit heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Mijëra qytetarë në vit heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Infektologu Krasniqi: Rreziku nga përhapja e koronavirusit në Kosovë ekziston

Infektologu Krasniqi: Rreziku nga përhapja e koronavirusit në Kosovë ekziston

Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

AAK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për taksën

AAK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për taksën

Ministrja Haxhiu: Do të ndihmojmë nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

Ministrja Haxhiu: Do të ndihmojmë nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

Kryetari i Preshevës: Duam të bashkohemi me Kosovën, kemi 3 kushte

Kryetari i Preshevës: Duam të bashkohemi me Kosovën, kemi 3 kushte

Kryesia e SPERTK kërkon nga qeveria e re miratimin e ligjit të ri për RTK-në

Kryesia e SPERTK kërkon nga qeveria e re miratimin e ligjit të ri për RTK-në

Mustafa: Fokus do të jetë fuqizimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë

Mustafa: Fokus do të jetë fuqizimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Shqipëria në panik për koronavirusin, autoritetet bëjnë thirrje për qetësi

Shqipëria në panik për koronavirusin, autoritetet bëjnë thirrje për qetësi

Kurti emëron Erzen Vraniqin këshilltar politik

Kurti emëron Erzen Vraniqin këshilltar politik

Veliu: Do të rrisim numrin e personave me nevoja të veçanta në Policinë e Kosovës

Veliu: Do të rrisim numrin e personave me nevoja të veçanta në Policinë e Kosovës

Tri raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Tri raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë