Penalltia në Juve-Inter, ish-gjyqtari italian tregon pse nuk ishte 11 metërsh (Video)

E publikuar: 10/12/2017 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protesta të shumta nga ana e Interit në pjesën e dytë në takimin kundër Juventusit, përballje që përfundoi 0-0.

Zikaltërit pretenduan për një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga ana e Benatia. Topi preku më parë në trupin e mbrojtësit të Juventusit dhe më pas shkoi në dorën e tij.

Gjyqtari kryesor, Valeri vazhdoi lojën, ndërsa vëzhguesi i “VAR” i komunikoi në kufje se nuk ishte penallti.

Ish-gjyqtari Graziano Cesari, në “Premium Sport”, ka shpjeguar se përse ishte një vendim i drejtë i arbitrit për të mos akorduar 11-metërsh në favor të Interit.

“Pozicioni i lëvizjes së Benatia është një pozicion i përshtatshëm. Krahu me të cilin prek topin është pingul me fushën e lojës dhe sipas rregullave të FIFA-s, ky rast nuk duhet akorduar 11-metërsh.

Do të ishte ndryshe, nëse krahu i Benatia do të ishte paralel me fushën e lojës”, deklaroi ish-gjyqtari Graziano Cesari.  /sport/