Pema numër 1 kundër kolesterinës, i bën presion edhe sulmit në tru

E publikuar: 30/06/2018 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kush ha, është i shëndetshëm si molla! Ruan linjën e trupit dhe zgjidh problemet më të shpeshta me tretjen.

Sipas studimeve shkencore hurma është superushqim i vërtetë e cila mbron trupin nga sëmundjet kardiovaskulare! – transmeton Telegrafi.

80% e hurmës është ujë, 18% sheqer dhe një përqindje shumë e vogël janë proteina dhe yndyra (0.8 dhe 0.4% respektivisht). Përmban vitamina C dhe betakarotene. Minerali më prezent është kaliumi, i ndjekur nga fosfori, magnezi dhe kalciumi.

Përparësitë shëndetësore të saj janë shumë të gjera, por më të rëndësishmet janë këto:

Rregullon kolesterinën

Është konstatuar që hurma stabilizon nivelin e kolesterinës së keqe, pastron enët e gjakut dhe ka forcën që të pengojë formimin e ngjizjes.

Më poshtë janë disa nga rekomandimet kryesore pse ju duhet të përfshini hurmat në menynë tuaj ushqimore dhe pse ato janë kaq të shëndetshme.

Rregullon shtypjen e gjakut

Nëse vuani nga hipertensioni, lirisht mund të hani hurma, sepse nuk përmbajnë natrium, ndërkaq janë të pasura me kalium. Gjithashtu, gjashtë hurma përmbajnë pothuajse 80 mg magnez, i cili është shumë i rëndësishëm për qarkullim të shëndetshëm të gjakut.

Pengon sulmin në zemër

Falë kaliumit të cilin e përmban hurma mund të pengohet sulmi në tru, nëse e konsumoni rregullisht.

Ndihmon në kontrollimin e peshës trupore

Nëse dëshironi që të eliminoni peshën e tepërt, ju duhet të konsumoni hurmat në mëngjes, në stomak të zbrazët. Përmban shumë sheqer dhe nuk rekomandohet për personat e shëndoshë dhe për atë që vuajnë nga diabeti.

Ndal diarrenë (barkqitjen)

Nëse keni problem me kapsllëkun, duhet të konsumoni hurma në mëngjes. Duhet t’i konsumoni të maturuara, pa lëkurë dhe pa bërthama.

Hurmat ndihmojnë për kapsllëkun

Hurmat përpos që ndihmojnë për diarrenë, ato ndihmojnë edhe për problemet me kapsllëkun. Për këtë të fundit, ju duhet të vendosni një sasi të hurmave që të qëndrojnë në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas këtë ujë ta konsumoni në mëngjes. /Telegrafi/