Pekin: bisedime të nivelit të lartë amerikano-kineze

E publikuar: 04/05/2018 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, i cili kryeson një delegacion amerikan të nivelit të lartë, tha se po zhvillohen bisedime shumë të mira me zyrtarët kinezë në Pekin. Ai nuk dha më shumë detaje rreth bisedimeve që sot shënuan ditën e dytë të tyre.

Diskutimet, që drejtohen nga zoti Mnuchin dhe zëvendës kryeministri kinez Liu Hë, mbulojnë një gamë të gjerë shqetësimesh të palës amerikane rreth praktikave tregtare të Kinës, nga transferimet e teknologjisë, tek subvencionet shtetërore për zhvillimin e teknologjisë.

Disa e shohin takimin dy-ditor si një hap pozitiv. Por analistët thonë se nuk ka gjasa që dallimet e palëve të zgjidhen gjatë takimeve, megjithatë sipas tyre një vendim për vazhduar bisedimet do të ishte një përparim i mirëpritur.

Përpara bisedimeve Shtetet e Bashkuara dhe Kina imponuan tarifa kundër mallrave të secilit vend.