Peci: Kryesia aprovoi vendimin për kompensim shtesë të stafit, Osmani votoi kundër

E publikuar: 30/12/2020 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i stafit në Presidencë, Faton Peci, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka votuar kundër vendimit për kompensim shtesë të stafit të Kuvendit, ndërsa vendimi është aprovuar me vendimmarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë.

Peci njofton se duke pasur parasysh këtë vendim të Kuvendit, Osmani si udhëheqëse e të dy institucioneve, përkundër që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimmarrje selektive diskriminuese, pas pranimit të kërkesës nga Administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës dhe se ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik.

Në bazë të kësaj, u.d. Sekretari i Zyrës së Presidentit ka nxjerrë vendim për kompensimin e stafit civil të Presidencës, me një shumë të njëjtë për të 43 zyrtarët civil.