PDK: Thaçi president, ose zgjedhje të reja (Video)

E publikuar: 30/08/2015 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me marrëveshjen për koalicionin qeverisës PDK-LDK, në prill të vitit të ardhshëm Hashim Thaçi do të duhej të vinte në krye të shtetit.

Pavarësisht qëndrimit të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, se do t’i dalë zot asaj marrëveshjeje, disa prej deputetëve të partisë së tij vazhdojnë të kenë qëndrim refuzues.

Ka edhe nga ata që nuk besojnë se Thaçi do të kandidojë për president, gjë që hedhet poshtë nga zyrtarë të lartë të PDK-së.

Ata nuk shohin kurrfarë alternative tjetër, pos zbatimit të marrëveshjes. Në të kundërtën, nuk e përjashtojnë mundësin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, i takon partnerit të koalicionit që t’i sigurojë votat gjatë zgjedhjes së presidentit. /Tribuna Channel/