PDK shpall fitoren e “Fillimit të ri”

E publikuar: 11/06/2017 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerand Stavileci nga selia e PDK-së ka shpallur fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Ai ka bërë të ditur se koalicioni do të festojë pas pak në sheshin kryesor të Prishtinës.

“Sot ishte fitore për PDK-në dhe Kadri Veselin, i cili vendosi interesat tona para interesave të partisë politike”, tha ai, në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën.

Ai ka falënderuar edhe Ramush Haradinajn dhe e quajti kryeministër të ri të vendit.

“I ftojmë të gjithë që ta mirëpresin ‘Fillimin e ri’”, tha Stavileci. /GazetaExpress/.

TEMAT:ZGJEDHJET 2017PDK