PDK nis fushatën me fishekzjarre e muzikë

E publikuar: 31/05/2017 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet janë mbledhur në selinë e PDK-së në Prishtinë ku edhe e zyrtarisht e kanë nisur fushatën e tyre, me fishekzjarre e muzikë, njofton Klan Kosova.

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, iu ka bërë thirrje të gjithë votuesve që të jenë të qetë dhe të bëjnë fushatë të mirëfilltë.

Në anën tjetër,nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se më 11 Qershor do të festohet fitorja më e madhe që është shënuar në Kosovë.