PDK në Podujevë: Agim Veliu po bënë dallime ndaj familjeve të dëshmorëve dhe atyre në nevojë

E publikuar: 22/02/2017 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Projekti për ndërtimin e 30 shtëpive në “Lagjen e Dëshmorëve” në Balloc të Podujevë, PDK thotë se ka nisur gjatë qeverisjes së kësaj partie.
Kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë ka thënë se kryetari Agim Veliu po përpiqet t’i diferencoj familjet e dëshmorëve dhe ato në nevojë për çëshjte elektorale.

Njoftimi e plotë:

Nënshkruesi për vazhdimin e projektit për ndërtimin e tridhjete shtëpive për familjet e dëshmoreve në “Lagjen e Dëshmorëve” në Balloc te Podujevës, me Ministrinë e Punës së Mirëqenies Sociale (MPMS), kryetari aktual Veliu e merr si meritë të veten.

Ne fakt konkretizimi  dhe vazhdimi i ketij projekti daton me heret, qysh nga qeverisja e kaluar kur PDK e udhehiqte qeverine e Republikes se Kosves dhe pikerisht ne kete qeverisje nga mandati i kaluar, kemi projektin dhe financimin e ngritjes dhe te ndertimit te shumë shtepive per familjet e deshmoreve, por edhe te atyre në nevojë.

Sipas kumteses se Kuvendit Komunal ne Podujevë, shihet se kryetari aktual perpiqet qe t’i diferencoj familjet e deshmorëve dhe ato në nevojë per çështje elektorale.

PDK-ne dega ne Podujevë, ka bërë perpjekje dhe bënë qe familjeve  te deshmoreve dhe atyre në nevojë t’ua siguroj kulmin mbi kokë, sepse keshtu ne do ta ruajme dhe te perkujdesemi qe baza e shoqerise – familja te jetë stabile dhe te kene kushtet elementare per nje jete te qete dhe pa brenga, pavaresisht nga statusi i saj ne shoqeri,

Partia Demokratike e Kosovës dega Podujevë  sqaron opinionin publik se perpjekja per te marr meritate te tjereve, ne kete rast mundin e PDK-se per ndertimin e shtepive per familjet e deshmoreve, eshte jo e sinqertë, abuzive dhe ne pikë te fundit per qellime krejtesisht elektorale, te cilat tanimë edhe kryetari aktual  e di se zgjedhjet i ka te humbura.

Muhamet Latifi – kryetar i deges së PDK-se në Podujevë