PDK në panik, diskutojnë jashtë sallës për Gjykatën Speciale

E publikuar: 26/06/2015 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përderisa deputetët po diskutojnë në Kuvend për Gjykatën Speciale, kreu i PDK’së Hashim Thaçi vazhdimisht po kryen konsultime me deputet e partisë së tij në hollin e Kuvendit.
Shumica e deputetëve të PDK’së po qëndrojnë jashtë sallës së Kuvendit ku po mbahet seanca përderisa me ta po diskuton edhe shefi i tyre Hashim Thaçi.

Thaçi së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi janë parë vazhdimisht duke dalë e duke hyrë në sallën e kuvendit dhe duke u konsultuar me të gjithë deputetet e PDK’së, raporton nga Kuvendi gazetari i Gazetës Express.

Konsultime me bashkëpartiakët ka kryer edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Nga ana tjetër, burime të Gazetës Express, brenda Grupit Parlamentar të PDK’së, kanë thënë se atmosfera në grup është e rënduar dhe se grupi i PDK’së është plotësisht i padisiplinuar në këtë çështje. Po ashtu të njëjtat burime thanë se Thaçi ka propozuar që votimi për amendamentet e gjykatës speciale të jetë i fshehtë.