PDK në Gjilan: LDK po shfrytëzon pushtetin për të promovuar veten

E publikuar: 31/05/2017 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e PDK-së në Gjilan ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka akuzuar degën e LDK-së se po e shfrytëzon të qenit në pushtet për të promovuar vetën, duke vendosur kështu postere të kandidatëve për deputetë në objektin e Administratës Komunale.

Sipas tyre kjo përben shkelje të rregullave zgjedhore të përcaktuara me ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës.

Deklarata e plotë:

Pavarësisht se është në pushtet, LDK në Gjilan do të pesojë humbje

Duke qenë në pushtet, LDK, respektivisht kandidatët e saj për deputetë të Parlamentit të Kosovës, e kanë shfrytëzuar këtë “privilegj” në Gjilan për t’i bërë reklamë vetit, më vendosjen e posterëve në objektin e Administratës Komunale në Gjilan, duke shkelur kështu rregullat zgjedhore të përcaktuara me ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës.

LDK në Gjilan, jo vetëm me këtë, por ajo po i mashtron dhe po i shantazhon qytetarët e Gjilanit, me projekte, sidomos të infrastrurës rrugore, etj, me realizimin e të cilave ka filluar pikërisht tash në fushatë zgjedhore, po edhe në prag të zgjedhjeve komunale, që do të mbahen në dund të këtij viti.

Prandaj, kërkojmë nga organet përkatëse të ndërmarrin veprimet ligjore për pendimin e këtyre shkeljeve, me të cilat LDK-ja tashmë është e mësuar.