PDK: Lajm i rrem, kryetari Veseli nuk është takuar me as një lider të as një partie

E publikuar: 18/01/2020 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E përgënjështron PDK lajmin se Kadri Veseli është takuar me liderët e disa partive të tjera për ta formuar Qeverinë. Përmes komunikatës këtë lajm e vlerêsojnë si të rremë.

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar”, shkruanë nê komunikatën e PDK’së.

PDK sqaron se Kadri Veseli është në takim me përfaqësues nga Shqipëria.

Kjo parti thotë se është në opozitë, s’i dhe ka kërkuar nga partia e parë që ta formoj qeverinë, sa mê shpejtë.

“PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019. Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej në reagim.