PDK: I kemi numrat, Haradinaj do ta krijojë Qeverinë në kohë rekorde

E publikuar: 28/06/2017 00:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka thënë se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, do ta krijojnë Qeverinë në kohë rekorde.

“Haradinaj është i nominuari për kryeministër, ai e ka të drejtën ekskluzive për të biseduar me partnerët.Ai gjithmonë e ka në krah Veselin, por si i nominuar e ka ekskluzivitetin për të biseduar me partnerët tjerë”, u shpreh Hoti.

Madje, ai është optimist se Haradinaj do ketë përgjigje pozitive nga shumë grupe, shkruan gazetametro.net

“Oferta e Haradinajt do të ketë përgjigje pozitive nga shumë grupe. I kemi votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë”, tha ai.

Hoti tutje ka thënë se të dytit nuk do t’i vijë radha për formimin e Qeverisë, sepse sipas tij këtë shumë shpejtë do ta bëj Haradinaj.

Kështu ka thënë Hoti në në Klan Kosova.