PDK-ja thotë se ia ka marrë më shumë se 30 anëtarë LDK-së në Vushtrri

13.09.2019 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PDK-ja thotë se ia ka marrë më shumë se 30 anëtarë LDK-së në Vushtrri

Partia Demokratike e Kosovës, thotë se ia ka marrë Lidhjes Demokratike të Kosovës, më shumë se 30 anëtarë në qytetin e Vushtrrisë.

Në një komunikatë për media, PDK-ja ka thënë se “familja e veprimtarit të njohur të LDK-së në Vushtrri, njëherësh veprimtar i çështjes kombëtare, Emin Selacit, me mbi 30 anëtarë të LDK-së të familjeve Hoxha, Podvorica e Miftari në Vushtrri, i janë bashkuar të premten PDK-së në mbështetje të kandidatit të saj për Kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli”.

“Kreu i PDK-së, Veseli, iu ka dëshiruar mirëseardhje ish-anëtarëve të LDK-së gjatë një takimi me ta në hapje të Zyrës së re të PDK-së në qytetin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Siç njofton PDK, “në këtë takim, lideri i PDK-së theksoi se pavarësisht bindjeve politike të deritashme, mijëra qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen çdo ditë PDK-së dhe kauzës së tij për luftën kundër korrupsionit, ndërsa theksoi se tashmë ka prezantuar edhe hapat konkret që do të ndërmerren në 100 ditshin e parë të qeverisjes së tij me këtë betejë”.

“Veseli tha se beteja që ka nisur ai me paktin kundër korrupsionit do ta çlirojë Kosovën nga korrupsioni dhe do t’i hapë vendit perspektivë të sigurt për investime të reja në hapjen e mijëra vendeve të reja pune për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Është futur Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Është futur Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Ekstradohet i dyshuari në Kosovë, ka kryer vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Ekstradohet i dyshuari në Kosovë, ka kryer vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Avokati i Popullit: Dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë

Avokati i Popullit: Dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë

Arrestohet i dyshuari organizoi lojëra të fatit në lokalin e tij në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari organizoi lojëra të fatit në lokalin e tij në Prishtinë

“Xixëllonjat” në kryeqytet s’fillon punën, s’ka udhëzues si duhet vepruar

“Xixëllonjat” në kryeqytet s’fillon punën, s’ka udhëzues si duhet vepruar

Ora shfaqet sërish me bikini

Ora shfaqet sërish me bikini