PDK-ja synon kthimin e besimit të qytetarëve me “Veselin kryeministër e Ismailin kryetar të Prishtinës”

E publikuar: 12/05/2019 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës po synon të kthejë besimin e qytetarëve te shteti.

Kështu ka thënë nënkryetari i saj Enver Hoxhaj, sipas të cilit PDK-ja do ta rikthejë besimin e humbur te qytetarët vetëm atëherë kur kryeministër do të bëhet Kadri Veseli e me Prishtinën të qeverisë Uran Ismaili, raporton KTV.

Uran Ismaili, kandidati i vetëm për të udhëhequr me degën e PDK-së në Prishtinë ka thënë se platforma për qeverisje e subjektit të tij është zgjidhja që i duhet kryeqytetit dhe Kosovës.

Ai ka vlerësuar se me këtë proces zgjedhor ka filluar edhe një ridefinim radikal i marrëdhënies mes PDK-së dhe Prishtinës.

PDK-ja nisi zgjedhjet e brendshme në muajin mars, proces ky që në disa komuna u raportua për përleshje fizike ndërmjet kandidatëve.