PDK-ja mbledh nënshkrimet, më 14 prill seancë për Pako të re Emergjente

E publikuar: 07/04/2020 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente. Ai ka thënë se kjo parti ka mbledhur nënshkrimet që të martën të bëhet seancë ku do ta propozojnë Pakon Emergjente.

“Kjo situatë ka ndikim social dhe ekonomik. Me qëllim të adresimit të sfidave si shtet, ne si PDK kemi inicuar thirrje të seancës të martën për thirrjen e seancës, më 14 prill. Nëse ne sot nuk veprojmë, efektet nuk kanë me qenë të njëjta. Jemt të hapur me të gjitha partitë në Kuvend. Qëllimi ynë është që cështjet mos t’i kompleksojmë. Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme sepse është vërejtë edhe në aspektin profesional sepse e dimë se buxheti është votuar së voni. Për këtë qëllim në si PDK e kemi bërë propozimin që përfshinë pako deri në 320 milionë euro”, tha Hamza, transmeton Lajmi.net.

Sipas tij pagat e punëtorëve në sektorin privat të paguhen nga 300 euro në muajpër tre muajt e ardhshëm.

“Shumica e ndërmarrjeve private e kanë ndaluar aktivitetin e tyre dhe për këtë kërkojmë një fond për këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Shtesat për të punësuarit që janë në vijat e para siç janë sektori shëndetësor. Në Klinikën Infektive të kenë për 3 muaj t’i kenë nga 500 euro. Subvencionimi i ndërmarrjeve publike të subvencionohen me 20 milionë euro”, tha Hamza.

Hamza dha edhe tri opsione sesi mund të sigurohen këto mjete rreth Pakos së propozuar nga vet ai.

“Ne i kemi propozuar 3 burime financiare. E para është se shteti i Kosovës vitin 2019 e ka mbyllur mirë gjendjen financiare, gjendja e mirë është edhe këtë vit. E dyta është rritja e borxhit publik të brendshëm, që borxhin publik e kemi më të voglin në rajon dhe më gjerë. E treta është huazimi nga institucionet e huaja financiare që kishin me qenë të mjaftueshme për këto që i shpalosa”, tha Hamza.