PDK i kërkon LDK-së që t’i drejtohet VV-së për mbështetje

E publikuar: 13/06/2020 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, i është drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që kjo e fundit të kërkojë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje. këtë e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social, Facebook.

Bytyci sugjeron Avudallah Hotin që t’i kërkojë ndihmë Vetëvendosjes. Ai shton se, Lëvizja Vetëvendosje i mashtroi qytetarët në zgjedhjet e fundit në Kosovë. gjithashtu, Bytyci përmendi edhe partitë e tjera politike në Kosovë, duke thënë se qe 6 vjet nuk kanë treguar asnjë mirëkuptim për të mirën e vendit.

Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme.

Ky është shkrimi i plotë i Bytycit:

Mbi gjashtë vjet, partia e z. Hoti dhe partitë tjera politike, nuk kanë treguar mirëkuptim për asnjë situatë kur propozoheshin iniciativa për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Egoja e tyre politike, ka qenë gjithmonë më e madhe se vetë nevoja politike e këtij vendi. Ndërsa sot, të ulur në karrigën e pushtetit e pa vota të mjaftueshme, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme dhe nuk hasin më në mirëkuptimin tonë.

Për vite me radhë, këto parti bojkotuan çdo iniciativë për vendin, bojkotuan Kuvendin dhe ligjet me interes për qytetarët. Bllokuan iniciativat ligjore, duke mos lënë gjë të zezë pa thënë e institucion pa denigruar e fyer.

Le të kërkojnë ndihmë nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilën i mashtruan qytetarët në Zgjedhjet e 6 tetorit.

PDK e ka të qartë rrolin e saj opozitar, sidomos karshi temave me r

ëndësi për vendin.