PayPal thyen rekord me pagesat mobile të cilat arritën një volum prej 40 miliard dollarësh

E publikuar: 21/10/2017 05:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e shpejtë e pagesave mobile çuan drejt një tre mujori fiskal përtej pritshmërive dhe fitime rekord për PayPal.

Kompania ndërkombëtare e shquar e pagesave ka bërë një punë të shkëlqyer në arritjen e konsumatorëve të rinj përmes partneriteve dhe blerjeve veçanërisht në sektorin e pagesave mobile.

Këto marrëveshje dhe blerje kanë filluar të japin frytet besojnë konsumatorët. Aksionet e kompanisë u rritën me 3.9% në 69.89 dollar pak orë pas publikimit të rezultateve pozitive.

Që nga ndarja nga tregu online eBay në 2015-ën, PayPal ka ristrukturuar vetvehten nga një kompani e cila merret më shumë me përpunimin e transaksioneve në një gjigand pagesash dhe transfertash të parave mes konsumatorëve dhe bizneseve.

Partneritetet shtrihen nga Mastercard, Visa, JPMorgan Chase deri tek Alphabet Google, Apple, Microsoft, Facebook Skype e shumë startupe.

Kompania pati një fitim prej 560 milion dollarësh, një rritje me 32%. Të ardhurat u rritën me 21.4% në 3.24 miliard dollar.

Fitimi më i madh erdhi nga pagesat mobile. Volumi i tyre u rrit me 54% në tre mujorin e tretë krahasuar me një vit më parë në 40 miliard dollar. Volumi total i pagesave kryer përmes PayPal ishte 114 miliard dollar, ose 31% më shumë se një vit më parë. /CIO Albanian