Pavarësisht përpjekjeve, vogëlushi nuk mund të ngjitej mbi stolin e vogël (Video)

E publikuar: 29/03/2018 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vogëlushi i paemëruar nga Shandong i Kinës, e kishte të pamundur të kërcente dhe të ngjitej sipër një stoli të vogël.

Manovrën që e kërkoi trajneri i klasës së tekuandosë, bashkëmoshatarët e tij e kryenin pa problem, por jo edhe ai, transmeton Telegrafi.

“Ky jam unë kur isha fëmijë, pa asnjë aftësi sportive” si dhe “mbase i duhet pak kohë, mos ta turpërojmë”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Veprimi tij i ngathtë është pëlqyer shumë, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. /Telegrafi/