Paulo Dybala ka 270 fanella të koleksionuara – më të pëlqyerat janë të Messit, Ronaldos dhe Pogbas

E publikuar: 27/02/2019 05:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, e ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet koleksion i tij i fanellave. 

Ai ka mbledhur në total 270 fanella, nga ndeshjet që i ka zhvilluar, duke i ndërruar me kundërshtarët.

Por për të dy janë të veçanta.  Mes të preferuarave të tij janë ato të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“I ruaj me kujdes këto dyja të Messit dhe Ronaldos. I vendos gjithmonë bashkë, sepse kur i shikoj më kujtojnë sa me fat jam që mund të luaj me të dy”.

Një tjetër fanellë e veçantë për Dybalan është edhe ajo e ish-shokut të ekipit Juventusi, Paul Pogba.

Me të fanellën e ka ndërruar në ndeshjet e fundit që Juvenusit i zhvilloi ndaj Manchester United.

“Jemi shumë miq dhe flasim çdo ditë. Më ka ndihmuar shumë”, tregon Dybala në videon e publikuar nga Otro./Telegrafi/