Pasurohet falë Neymarit, Barcelona detyrohet ta paguajë punëtorin e saj mbi gjashtë milionë euro.

E publikuar: 14/09/2018 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona u detyrua t’i paguajë mbi gjashtë milionë një punëtori të saj pas transferimit të Neymarit.

Fjala është për Andre Curryn, një agjent i Barcelonës për tregun brazilian.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Curryt.

Curry ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Sandro Rosell dhe kishte kryer transferimin e Neymarit te Barcelona.

Kësisoj në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit.

(Twitter/PSG)

Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte.

Klubi katalunas nuk ia dha fillimisht këtë shifër Curryt pasi pretendonte se Neymar u largua pa dëshirën e klubit.

Neymar sa ishte te Barcelona

Por pas disa seancave gjyqësore në gjykatën sportive në Kataluni, Curry ka fituar rastin ndaj klubit të tij.

Kësisoj agjentit i kanë takuar 6,6 milionë euro nga transferimi i Neymarit te PSG. /Telegrafi/