Pasuria mund të blejë dashurinë !

E publikuar: 31/03/2016 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht atyre që besojnë të kundërtën, paratë mund të blejnë dashurinë.

Të paktën, kjo është ajo që thuhet në publikimin e analistëve financiarë të “Mintel”, që publikuan një studim të tyrin në ditën e Shën Valentinit.

Në një sondazh të kryer, specialistët e kompanisë gjetën një lidhje direkte midis gjendjes financiare dhe shanseve për të gjetur dikë përkrah.

Në studimin e realizuar në Britaninë e Madhe, vetëm 4% e të anketuarve me fitime vjetore mbi 70 mijë euro nuk ishin ndjerë kurrë të dashuruar në jetën e tyre.

Me uljen e të ardhurave, numri i atyre që nuk kishin qenë ndonjëherë të dashuruar rritej në 17%, tek ata që fitojnë nën 13 mijë euro në vit.

Anketimi zbuloi edhe disa risi të reja të jetës moderne në sjelljet në marrëdhëniet intime.

Kështu, tre në 10 persona pranuan se presin të njohin dikë nga rrjetet shoqërore ose faqet e takimeve.

Studimi sugjeroi se meshkujt beqarë janë më të interesuar për artin, pasi 15% e tyre mendojnë se ekspozitat apo muzetë janë vende të mira për të njohur një partnere.