Pasuria e kabinetit Kurti – qindra mijëra euro kanë të deklaruara ministrat, por jo edhe kryeministri

04.02.2020 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pasuria e kabinetit Kurti – qindra mijëra euro kanë të deklaruara ministrat, por jo edhe kryeministri

Kabineti i ri i qeverisës qëndron relativisht mirë në aspektin financiar. Qindra e mijëra euro kanë deklaruar si pasuri të tyre shumica prej ministrave të kabinetit Kurti.

Por bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryeministri i ri i Kosovës del të mos ketë asnjë pasuri në emër të tij, raporton KTV.

Krejt çka ai ka deklaruar është pasuria e bashkëshortes së tij dhe ajo ndodhet jashtë Kosovës.

Kurti ka deklaruar një banesë e cila kap vlerën e 400 mijë eurove në Oslo të Norvegjisë dhe është në emër të gruas së tij. Njëjtë siç ka deklaruar se Rita Augestad Knudsen ka 10 mijë euro kesh në një bankë po në Oslo.

Kryeministri i ri në deklarimin e pasurisë ka treguar se paga aktuale e tij deri më tani si deputet i Kuvendit të Kosovës ka qenë 19 mijë euro në vit. Derisa bashkëshortja e tij paguhet dukshëm më shumë, 42 mijë euro brenda vitit.

Për shkak të angazhimeve të tij në Kuvend si profesor, pasuria dhe të ardhurat vjetore të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Avdullah Hoti, i tejkalojnë shifrat e kryeministrit.

Hoti në deklarimin e pasurisë posedon tri banesa në vlerë prej 230 mijë eurosh derisa së bashku më gruan e tij të ardhurat vjetore kalojnë shifrën e 50 mijë eurove.

Derisa nuk dihet pasuria e zëvendëskryeministrit të dytë Haki Abazi, për shkak se ai për herë të parë mban një post publik.

Rreth 390 mijë euro është pasuria e paluajtshme që ka në posedim ministri i Punëve të Jashtme. Shumica e pasurisë së deklaruar është e përbashkët familjare. Të ardhurat vjetore të Glauk Konjufcës arrijnë shumën prej 28 mijë eurosh.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka një pasuri të paluajtshme mbi 400 mijë euro. Bajrami së bashku me bashkëshortin e saj tejkalojnë shumën prej 50 mijë eurosh të të ardhurave në vit.

Albulena Haxhiu, e cila është emëruar ministre e Drejtësisë, posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 80 mijë eurosh. Të ardhurat vjetore së bashku me bashkëshortin e saj arrijnë në 30 mijë euro.

E ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ndonëse në deklarim të pasurisë ka thënë se posedon tokë, banesë e shtëpi, aty nuk shkruan se cila është vlera e tyre. Të hyrat vjetore të Veliut janë rreth 2 mijë euro dhe ai ka para të gatshme rreth 19 mijë euro.

Anton Quni, i cili do të udhëheqë me Ministrinë e FSK-së, ka një pasuri të paluajtshme në vlerë prej rreth 400 mijë euro. Ndërsa ka të ardhura vjetore prej 26 mijë eurosh.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në deklarimin e pasurisë të vitit 2018 ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 400 mijë eurosh. Të ardhurat e tij vjetore së bashku më gruan e tij kapin shumën e mbi 12 mijë eurove.

Vlora Dumoshi, e cila do të udhëheqë me Ministrinë e Kulturës ka një banesë në vlerë prej 50 mijë eurosh. Të hyrat e saj vjetore arrijnë në shumën e 5 mijë eurove.

Ministrja nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, ka një pasuri të paluajtshme në vlerë prej 470 mijë eurosh. Ndërsa të hyrat e saj vjetore janë rreth 21 mijë euro.

Dalibor Jetviq ka toka dhe shtëpi që kapin vlerën e 400 mijë eurove. Ndërsa ka 1 për qind të aksioneve në Telekomin e Serbisë. Të ardhurat vjetore të tij kapin vlerën e 30 mijë eurove.

Edhe ministri tjetër i Listës Serbe, Ivan Milojeviq, ka pasuri të paluajtshme e cila kap vlerën e rreth 160 mijë eurove, derisa të hyrat vjetore të tij arrijnë shumën e mbi 13 mijë eurove.

Ende nuk dihet pasuria e ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, dhe atij të Financave Besnik Bislimi dhe Blerim Rekës të Integrimeve Evropiane, të cilët këtë vit për herë të parë priten të deklarojnë pasurinë e tyre si zyrtarë publikë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Greqia kalon ligjin, 32 milion euro ndihmë për mediat/ Kush është në shtëpi prej 1 marsit, pagë 800 euro

Greqia kalon ligjin, 32 milion euro ndihmë për mediat/ Kush është në shtëpi prej 1 marsit, pagë 800 euro

Bota pas koronavirusit

Bota pas koronavirusit

“Situata është boll e ngatërruar”, Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

“Situata është boll e ngatërruar”, Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

Borrell i lumtur për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës

Borrell i lumtur për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës

Raka: Vdekshmëria me koronavirus është tre deri në katër për qind (VIDEO)

Raka: Vdekshmëria me koronavirus është tre deri në katër për qind (VIDEO)

Mjeku i njohur zbulon momentin prekës: Një pacient u përkeqësua, por nuk dëshironte të ndahej nga i biri

Mjeku i njohur zbulon momentin prekës: Një pacient u përkeqësua, por nuk dëshironte të ndahej nga i biri

Kurti flet për “të fortët e LDK-së” dhe “nënshtrimin e tyre ndaj agjendës së presidentit”

Kurti flet për “të fortët e LDK-së” dhe “nënshtrimin e tyre ndaj agjendës së presidentit”

Kurti: Po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën

Kurti: Po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën

Albin Kurti: Nesër do të shkoj në takim te Presidenti

Albin Kurti: Nesër do të shkoj në takim te Presidenti

Haradinaj: Qeveria Kurti u shkarkua, nuk dha dorëheqje – ka hapësirë për formimin e qeverisë së re

Haradinaj: Qeveria Kurti u shkarkua, nuk dha dorëheqje – ka hapësirë për formimin e qeverisë së re

Koronavirusi/ Shumë shpejt do të arrihet shifra e 1 milion të…

Koronavirusi/ Shumë shpejt do të arrihet shifra e 1 milion të…

Kurti i hakmerret Kelmendit: I shkarkon vajzën nga pozita e këshilltares në Ambasadë

Kurti i hakmerret Kelmendit: I shkarkon vajzën nga pozita e këshilltares në Ambasadë

Hiqet taksa 100 për qind, fillon reciprociteti me Serbinë

Hiqet taksa 100 për qind, fillon reciprociteti me Serbinë

AKK i reagon mullisëve: Ndalimi i organizuar i prodhimit është shkelje e ligjit

AKK i reagon mullisëve: Ndalimi i organizuar i prodhimit është shkelje e ligjit

Syla: I papranueshëm anashkalimi i luftëtarëve të papunë nga pakoja qeveritare, propozoj 100 euro në muaj shtesë

Syla: I papranueshëm anashkalimi i luftëtarëve të papunë nga pakoja qeveritare, propozoj 100 euro në muaj shtesë

Reshitaj u bën thirrje ordinancave private që materialet shëndetësore t’i dhurojnë për QKMF-të në luftën kundër koronavirusit

Reshitaj u bën thirrje ordinancave private që materialet shëndetësore t’i dhurojnë për QKMF-të në luftën kundër koronavirusit