Pastrohen dhjetëra deponi në Drenas në ditën ndërkombëtare të tokës

E publikuar: 22/04/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me moton “Për një mjedis të pastër”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, ka organizuar aktivitet për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive ilegale në vendbanime me rastin e shënimit të Ditës së Tokës.

Ky aktivitet ka nisur fillimisht në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, ku aksionit i është përgjigjur kreu i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, drejtoresha e DSHPE-së, znj.

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, janë pastruar dhjetra deponi ilegale në vendbanimet, Tërstenik I dhe II, Shtuticë, Gllobar, Çikatovë e Vjetër dhe Çikatovë e Re, Drenas, Komoran I, II dhe III, Llapushnik, Nekoc, Negroc, Arllat, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc dhe vende të tjera ku ne secilin vendbanim janë larguar nga 3 e më shumë deponi ilegale.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, gjatë aksionit të pastrimit, ka përgezuar iniciativën për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive ilegale dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë ambientin.

“Komuna e Drenasit ka identifikuar 137 deponi ilegale dhe ato janë duke u pastruar, jo vetëm në shënimin e kësaj dite, por edhe nga kompania e kontraktuar nga Komuna. Fatmirësisht Komuna jonë ka shënuar përmirësim ne ruajtjen e mjedisit, ku tani shërbimi i menaxhimit të mbeturinave është shtrirë në gjithë territorin e Komunës, ndërsa kanë pranuar këtë shërbim mbi 70 për qind e qytetarëve, mirëpo nuk duhet të jemi të vetë kënaqur, pasi që për të pasur një ambient të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në vendet ku është e lejuar”, Lladrovci.