Pastat e dhëmbëve, mund të shkaktojnë kancer

E publikuar: 06/02/2019 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania po përballet me një studim të fundit e publikuar nga një revistë e Kërkimeve Kimike në Toksikologji ku thuhet se pasta përbëhet nga një substancë tepër e rrezikshme që quhet triklosan.

“Colgate-Palmolive e ka hequr substancën nga sapunët, por e kanë mbajtur tek pasta e dhëmbëve duke thënë se është aprovuar pasi ndihmon në parandalimin e gingivitëve (inflamacion ose fryrje e mishrave)”, shkruan Bloomberg.

Mbrojtësit e shëndetit kanë paralajmëruar rrezikun e kimikatit triklosan që është përgjegjës për sëmundje të ndryshme, përfshirë kancerin, efektet në tiroide dhe bën bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.