Pasojat e ngecjes së regjimit të vizave për Kosovën (Video)

E publikuar: 26/07/2015 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se izolimi i saj tashmë ka filluar të ndikojë negativisht në të gjitha lëvizjet në shoqëri, dhe të lërë gjurmë të pakthyeshme në proceset zhvillimore.

Ato i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të trajtojë Kosovën si vendet tjera në rajon ndërsa kanë organizuar nënshkrimin e një peticioni nëpërmjet të cilit po kërkohet përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.