Pasion apo çmenduri? Varet në rreth 200 metra lartësi, duke përdorur vetëm njërën dorë të tij! (Video)

E publikuar: 25/02/2019 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një person shfaqet duke bërë “stërvitje të çmendura” ndërsa varet në rreth 200 metra lartësi, nga një ndërtesë e lartë – madje duke përdorur vetëm njërën dorë të tij.

Në pamjet e publikuara, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, të filmuara në Stratford të Londrës, Elvis Bogdanovs, i cili ka bërë gjëra të tilla, ndonëse jo në këtë nivel, edhe në të kaluarën, është parë për herë të parë një gjë të tillë.

Me trafikun që lëvizë poshtë tij, ai shihet duke qeshur, derisa tërheq veten mbi ndërtesë dhe i sigurtë.

Elvis, nga Aberdeenshire, Skocia, ishte për herë të parë në vëmendjen e publikut, kur ai hipi në një vinç afër qytetit të tij në vitin 2017.

Ai ka thënë: “Nëse njerëzit pinë alkool, ata janë po aq të këqij sa unë”.

“Unë e bëj sepse është pasioni im. Gjithkush ka pasionet e tij, kështu që nëse ata janë vërtet të lidhur me pasionin e tyre, ata mund të kuptojnë pse unë e bëj këtë”. /Telegrafi/