Pasi siguruan finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli afër transferimit të Meyer

E publikuar: 03/05/2018 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra angleze Liverpool i ka befasuar të gjithë këtë edicion duke siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

The Reds kësisoj do të tentojnë të përforcohen edhe më shumë për edicionin e ri në Angli për ta ndjekur titullin.

E njëri nga futbollistët e parë që pritet t’i bashkohet është talenti i madh gjerman Max Meyer.

Reprezentuesi gjerman do të largohet në fund të sezonit nga Schalke si lojtar i lirë.

Schalke i ka ofruar vazhdimin e kontratës por Meyer ka deklaruar se po dëshiron një klub më të madh.

Kësisoj medait gjermane dhe ato angleze kanë raportuar ditën e sotme se Liverpooli ka gati transferimin e lojtarit.

Të kuqtë nga Anfield i kanë ofruar një kontratë katër vjeçare Meyerit me katër milionë euro pagë vjetore.

22-vjeçari këtë edicion ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë një asistim për Schalken.

Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Roma, Milan, Arsenal dhe PSG. /Telegrafi/