Pasi shiti WhatsApp tek Facebook, ish bashkëthemeluesi thotë fshini Facebook-un

E publikuar: 21/03/2018 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brian Acton, i cili e themeloi WhatsApp-in dhe e shiti atë në Facebook për 19 miliardë dollarë, dërgoi një cicërimë të shkurtër në të cilën tha: “Është koha”.

Nga të gjithë njerëzit që janë kthyer kundër CEO të Facebook Mark Zuckerberg, ky mund të jetë ndër më të rëndësishmit.

Brian Acton, bashkë-themelues i shërbimit popullor ndërkombëtar të mesazheve WhatsApp, të martën vonë  dërgoi një cicërimë nga llogaria e tij e paverifikuar në Twitter duke u thënë njerëzve: “Është koha.”

Më parë gjatë ditës, trendi i hashtagut #DeleteFacebook  u shpërnda në kuadër të përdorimit te paautorizuar të të dhënave të përdoruesve të Facebook për qëllime fushatash politike pa autorizimin e përdorueve. Cicërima e Acton  është një lëvizje e dukshme duke pasur parasysh se ai shiti WhatsApp në Facebook për 19 miliard dollarë në 2014 dhe ka punuar atje deri në fund të vitit të kaluar. WhatsApp u themelua në vitin 2009.

Ndaj Facebook ka filluar një “kryengritje” në rritje për  shkak të keqpërdorimit të  të dhënave të përdoruesit. Një seri raportesh në The New York Times, Observer dhe Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se lektori i Universitetit të Kembrixhit Aleksandr Kogan dhe një firmë analitike e të dhënave politike të quajtur Cambridge Analytica punuan së bashku për të zbuluar informacion mbi më shumë se 50 milionë profile të përdoruesve nga Facebook.

Facebook dëgjoi për përpjekjet në 2015, por nuk e diskutoi publikisht deri të premten e kaluar. /PCWorld Albanian