Pasi i kaloi 422 ditë duke vrapuar plot 15,607 milje, burri nga Liverpuli u gjunjëzua në vijën e finishit për t’i propozuar të dashurës (Foto/Video)

E publikuar: 15/05/2018 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veterineri 39-vjeç i cili i kaloi 19 muaj duke vrapuar 15,607 milje nëpër Amerikë, i ka propozuar të dashurës së tij në momentin që kaloi vijën e finishit.

Rob Pope nga Liverpuli, ishte cilësuar si karakteri i filmit “Forrest Gump” i cili vrapoi pa ndërprerë, transmeton Telegrafi.

Albama Rob që ka moshën e njëjtë që e kishte aktori Tom Hanks i cili luajti rolin kryesor në filmin që ka fituar çmimin Oskar, përshkoi Amerikën në një distancë që i bie sikur të kishte vrapuar në 590 maratona.

Ai kishte vrapuar mesatarisht 40 milje në ditë, duke u sfiduar nga temperaturat ekstreme nga plus 40 gradë në minus 30, ndërsa paratë e mbledhura nga ky organizim i ka dhënë për qëllime bamirësie.

Ai vrapoi nga lindja në perëndim dhe anasjelltas, ku për 422 ditë, përshkoi 15,607 milje, që i bie katër herë më shumë sesa gjatësia e lumit të Amazonës.

Pasi i kaloi 43 shtete, ky burrë nga Liverpuli tha se mezi po pret t’i kthehet jetës së tij normale. /Telegrafi/