Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

E publikuar: 01/06/2020 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e LDK-së do të mblidhet nesër në orën 16:30, ndërsa më pas do të mbajë konferencë për media kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti, njofton Klan Kosova.

Në subjektin e drejtuar nga Isa Mustafa e kanë pranuar sot aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese që erdhi në përfundim se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ishte paralajmëruar se mund të mbahet sot, por e njëjta ishte shtyrë deri në pranimin e gjithë dokumentacionit nga Kushtetuesja.