Pasi e pranoi Thaçin udhëheqës të dialogut, LDK grushton nga Prapashtica Lutfi Hazirin

E publikuar: 06/07/2018 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fillimisht sot gjatë ditës Haziri është goditur nga Avdullah Hoti i cili tha se nëse Haziri ka mbështetur Thaçin ky do të ishte vetëm një opinion i një anëtari të LDK’së edhe pse kryetari i Gjilanit është nënkryetar i subjektit më të madh opzitar. Goditja e dytë Hazirit i ka ardhur pas takimit të Mustafës me kryetar të degëve të LDK’së. Aty thuhet se dialogu nuk mund të udhëhiqet përtej kompetencave kushtetuese,i vetmi aludim në Hashim Thaçin. Është interesante po ashtu se Lutfi Haziri nuk duket në fotot e bëra në Prapashticë.
Ky është njoftimi i plotë i LDK’së:

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa mbajti takimin me kryetarë të degëve të LDK-së.

Të gjithë kryetarët e degëve mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.

Të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jo legjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese.

LDK pra është e gatshme të udhëheqë këtë process të rëndësishëm pas legjitimimit qytetarë në zgjedhjet e reja.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

LDK do të punojë në terren për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime.