Pasi e ndalin në rrugë ia grabisin kuletën me 130 euro

E publikuar: 12/12/2019 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur në drejtim të shtëpisë së tij është ndalur nga dy të dyshuar të maskuar dhe të njëjtit ia kishin marrë nga xhepi kuletën me para rreth 130 euro si dhe dokumentet personale.

Rasti ka ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës, të mërkurën rreth orës 21:50.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.