Pasi dhuroi 30 mijë euro për gjetjen e Sala, Mbappe i prin edhe donacionit për gjetjen e pilotit

E publikuar: 10/02/2019 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten me 7 shkurt u gjet trupi i pajetë i Emiliano Sala, e gjitha kjo fal kërkimeve private nga familja të siguruara nga donacioni publik.

Për fillimin e kërkimeve për gjetjen e aeroplanit të zhdukur nga radari më 21 janar ku ishte sulmuesi argjentinas dhe piloti David Ibbotson u mblodhën 397,240 mijë euro.

Kjo shumë u mblodh për pak ditë dhe fal kërkimeve u gjetën rrënojat e aeroplanit dhe trupi që ishte afër tyre, e që në fund rezultatoi se ishte i Sala.

Sala dhe piloti David Ibbotson

Familja e sulmuesit të Cardiff Cityt ia arriti qëllimit, por jo edhe ajo e Ibbotson, kështu familja e pilotit ka hapur një donacion publik, ku për të filluar kërkimet duhet 300 mijë funte (342.81 euro).

Në dy ditët e para janë mbledhur 135 mijë funte (154.26 euro) nga 8,044 njerëz që kanë dhuruar para deri më tani.

Donacioni më i madh që është i regjistruar deri më tani në faqen GoFundMe është i Kylian Mbappes, por me emër të Elie Lottin. Mediat në Angli janë të sigurta së bëhet fjalë për yllin e PSG-së pasi edhe emri i tij i plotë është Kylian Mbappe Lottin.

20-vjeçari edhe një herë tregoi se nuk është vetëm lojtar i madh, por edhe njëri. Kujtojmë se francezi kishte bërë donacionin më të madh për gjetjen e Sala, 30 mijë euro.

Vlen të theksohet se nga personat e famshëm në botën e futbollit deri më tani ka dhuruar edhe Gary Lineker, 1 mijë funte. /Telegrafi/