Pasi arriti rekordin prej 7,800 dollarësh, Bitcoin bie me shpejtësi në 7,000 dollar

E publikuar: 10/11/2017 05:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin u ngjit në 7,879 dollar ditën e Mërkure për të shënuar një rekord të ri sipas të dhënave që vinë nga CoinDesk.

Kjo rritje i atribohet dështimit të planeve të komunitetit që mbështesnin përditësimin SegWit2X.

Megjithatë monedha virtuale ra përsëri në 7,078 dollar.

Projekti SegWit2X ishte planifikuar të hynte në efekt rreth datës 16 Nëntor, një përpjekje e cila do të rriste shpejtësinë por edhe koston e transaksioneve të bitcoin.

Megjithatë pak nga pak zhvilluesit të cilët mbështesnin planin hoqën dorë ndërsa dje u dha lajmi se ishte braktisur kjo përpjekje.

Vendimi për implementimin e SegWit2X ngjalli polemika të shumta deri në atë masë sa zhvilluesit e bitcoin ta quanin projektin si një plan për “kapjen” e monedhës virtuale.

Debate të shumta thuajse nuk bënë asgjë më mirë dhe një ndarje e bitcoin dukej e pashmangshme deri ditën e sotme.

Në e-mail-in e tyre, avokatët e SegWit2X thanë se ende besojnë që bitcoin ka nevojë për një ridizajnim të bitcoin për të akomoduar blloqe më të mëdha transaksionesh.

I gjithë debati ishte nëse blloqet e bitcoin duhej të rriteshin ose jo nga 1MB në 2MB.

Lajmit ju dha bujë edhe nga figura të shquara të këtij komuniteti që kundërshtonin SegWit2X siç është themeluesi i Litecoin Charlie Lee./PCWorld Albanian