Pasdite protesta kundër brutalitetit policorë në Shtip, Ohër dhe në Kavadarc

E publikuar: 08/05/2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot pasdite në ora 18 në sheshin “Liria” në Shtip dhe para përmendores së “Kirilit dhe Metodit”, rreth bregut në Ohër, si dhe para stacionit policorë në Kavadarc do të mbahen protesta kundër brutalitetit policorë.

“Pas publikimit të inçizimeve të cilat vërtetojnë fshehjen e vrasjes së të riut Martin dhe dhunës së policisë në protestat në Shkup, detyra jonë është të qëndrojmë njëri pranë tjetrit krenar dhe të guximshëm” thërrasin organizatorët.

Shtipi iu bashkëngjitet Shkupit, Manastirit, Prolepit, Strumicës, Kavadarcit, Kumanovës, Ohrit dhe Sveti Nikoles, bashkërisht të solidarizohemi kundër brutalitetit policor dhe për një të ardhme më të mire./TetovaSot/