Pasagjerja e gëzuar që ishte e vetme në aeroplan, u frikësua kur nisën turbulencat (Video)

E publikuar: 30/11/2018 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Latsamy McAdoo është gëzuar shumë, kur kuptoi se do të jetë e vetmja udhëtare në bord – ku do të trajtohej me ushqim dhe pije pa fund.

Pas udhëtimit nga Florida e Shteteve të Bashkuara për pushime në Tajlandë, pasagjerja hipi në aeroplanin që do e dërgonte nga Bangkoku për në ishullin Koh Samui.

Sapo hyri brenda, mbeti e hutuar kur stjuardesa po e mbyllte derën – teksa brenda nuk ishte askush tjetër.

Letsamy, që udhëton vazhdimisht prej Floridës për në vendlindje, priste që brenda të ishte përplot njerëz. Andaj, ajo nisi të qeshte dhe të kërcente, por jo për shumë gjatë.

Me të nisur turbulencat, ajo filloi të frikësohej dhe u shqetësua që nuk e kishte askënd pranë si mbështetje.

Megjithatë, dridhjet nuk zgjatën shumë dhe ajo shfaqi valixhen që i vinte nëpër shiritin e aeroportit, pasi të ketë aterruar me sukses. /Telegrafi/