Pas vërshimeve, shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, qyteti kinez mbushet me oktapodë e yje të detit (Foto/Video)

E publikuar: 19/06/2018 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti i ligë ka kapluar kinën e në veçanti qytetin Chingdao që është përcjellë me erëra të forta, vetëtima dhe shi të rrëmbyeshëm.

Si pasojë e ndryshimeve ekstreme klimatike kanë pasur vërshime, megjithatë ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e qytetarëve është që nga qielli binin “krijesa të detit”, transmeton Telegrafi.

Qyteti është “vërshuar” nga oktapodët, yjet e detit e gaforret që binin nga qielli. Shumë banorë kanë postuar në internet pamje, ku në dritaret e veturave fluturonin “krijesa të ndryshme”, kurse yjet e detit dhe oktapodët notonin nëpër rrugët e mbushura me ujë.

Shumë qytetarë madje janë tallur, duke thënë se nuk e dinë nëse krijesa mitike nga deti Gonggong është përgjegjëse për këtë stuhi. Vërshimet ishin aq të mëdha sa që veturat ishin pothuajse të tëra të mbuluara me ujë. /Telegrafi/