Pas vdekjes së Toto Riinas, kush do e drejtojë Cosa Nostra-n?

E publikuar: 18/11/2017 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vdekja e Toto Riinas duket se krijuar një boshllëk në drejtimin e Cosa Nostra-s, për faktin se familjet që e përbëjnë vështirë se do të bien dakort për një emër.

Matteo Messina Denaro, një prej më të super të kërkuarve nga antimafia italiane, por jo vetëm, vështirë se mund të marrë drejtimin e Cosa Nostra, për shkak se i mungon mbështetja unanime.

Bosi i bosave, sikundër quhej Toto Riina, njihej si shefi absolut i Cosa Nostra, madje duke komanduar edhe nga burgjet ku qëndronte prej më shumë se 20 vitesh.

Prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi thotë se mafia ka gjithmonë për një shef, çka nënkupton se Cosa Nostra duhet të zgjedhë një të tillë për të zëvendësuar Toton.

Pasardhës natyral i Riinas konsiderohet Denaro, por dyshimet janë se ai nuk ka karizmën e duhur, atë që shfaqi Riina përgjatë viteve të drejtimit të një prej organizatave më të mëdha mafioze.

Përgjimet tregojnë diferencën e madhe mes provincës së tij Trapanese, ku gëzon një respekt të përzierë dhe indiferencës ndaj tij në Palermo, ku drejt bosit të Castelvetrano ka një lloj skepticizmi të manifestuar edhe nga Riina, në bisedat e me mikun e tij Alberto Lorusso, në vitin 2013.

Messina Denaro, nga ana tjetër arrin të mos kapet nga policia edhe për mos bërjen pis të duarve dhe duke mos patur kontakte. Riina shqetësohej duke pyetur se ç’bënte Messina Denaro për të mirën e përbashkët të mafias.

Giovanni Grizzaffi, nipi i bosit që vdiq dje, i dalë nga burgu së fundmi mund të komandojë në Korleone, por jo në Palermo.

Gregorio Di Giovanni, Tommaso Lo Presti, Alessandro D’Ambrogio, Giulio Caporrimo, Cesare Carmelo Lupo, Antonino Saço, Filippo Adelfio, Sandro Capizzi, emra të panjohur jashtë ishullit siçilian, janë lider lokalë.

Fraza e Falcone-s “është një fenomen njerëzor që do te këtë fund” është e vërtetë, por fundi nuk shikohet ende”. ..

Image