Pas Teuta Rugovës, PAN’i paralajmëron marrëveshje tjera me deputetë

E publikuar: 22/07/2017 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi është shprehur i bindur se vota e Teuta Rugovës së LDK-së do të shkojë për Ramush Haradinajn.

Ai ka ironizuar me një deklaratë të Agim Bahtirit, nënkryetarit të AKR-së meqë ky i fundit dje ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është në bisedime me një nga partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Sherifi ka dashur t`ia sqarojë Bahtirit se tashmë Haradinaj i ka votat dhe se në ditët në vazhdim ai do ta bëjë publike partneritetin e lidhur edhe me deputetë tjerë të Kuvendit.

“Unë i uroj suksese zotëri Bahtirit në bisedimet që qenka duke i zhvilluar, siç thotë ai, me njërën nga partitë e koalicionit PAN. Në veçanti i uroj shumë suksese nëse kjo parti me të cilën qenka duke zhvilluar negociata është PDK-ja. Mandatari i koalicionit PAN, z. Haradinaj, ashtu sikur që është në dijeni i tërë opinioni publik, besoj se edhe z. Bahtiri duhet të jetë në dijeni, sot e ka marrë mbështetjen e deputetes Teuta Rugova. Kështu që zotëri Haradinaj ditëve në vazhdim do të vazhdojë të bëjë publike partneritetet e lidhura edhe me deputet tjerë të Kuvevdit të Kosovës!”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Agim Bahtiri është një nga politikanët që me ngulm e kishte kundërshtuar një partneritet me PDK-në.