Pas tentimit për ikje, arrestohen dy persona në autostradën Prishtinë-Podujevë

E publikuar: 12/06/2020 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar dy persona të cilët gjatë verifikimit të dokumentave të dyshuarve, të njejtit kanë tentuar të ikin

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:31 në autostradën Prishtinë-Podujevë.

Sipas raportit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë./Infosot/